Moska, përpjekje për të mbajtur Ukrainën në sferën e influencës

Rusia dhe Bashkimi Evropian janë gjithnjë e më shumë në një marrëdhënie rivaliteti Lindje-Perëndim lidhur me të ardhmen e Ukrainës. Bëhet fjalë për të futur në sferën e influencës një vend sa Franca me 46 milionë banorë, afro një e treta e popullsisë së Rusisë.Këshilltari i Presidentit Putin për integrim ekonomik e ka paralajmëruar Ukrainën se një lëvizje drejt Bashkimit Evropian do të ishte “një vetëvrasje ekonomike”.Kremlini po fillon ta pranojë faktin se Ukraina që për shekuj është konsiderur si djepi i kulturës dhe besimit rus, mund të jetë në prag të një hapi vendimtar distancimi nga orbita e Moskës.Redaktori i faqes së editorialeve të gazetës Vedemosti, Maxim Trudolyubov, paralajmëron se Kremlini do të hakmerret nëse Ukraina nënshkruan një marrëveshje asocim-stabilizimi me Bashkimin Evropian në fund të nëntorit në Vilnius të Litiuanisë.“Në pamje të parë, duket sikur Kremlini do të adoptojë një vijë të ashpër me Ukrainën. Dhe mund të ndërmarrë shumë masa, masa të tmerrshme. Por në perpektivën afatgjatë, nuk është në inytëresin e Kremlinit që të dëmtojë rëndë Ukrainën”.Në takimin e Vilniusit, katër ish-republika sovjetike pritej të nënshkruanin ose të vinin incialet në marrëveshje me Bashkimin Evropian.Një prej tyre, Armenia hoqi dorë duke iu dorëzuar presionit të madh rus. Ajo ra dakord të hynte në Bashkimin Ekonomik të Euroazisë, organizatën tregëtare rivale të administruar nga Moska. Tre vendet e tjera: Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia  për momentin janë në proces të afrimit me BE-në.Çmimi i madh është Ukraina, vendi me popullsinë e dytë më të madhe, i ish- Bashkimit Sovjektik, pas Rusisë.Analistët pro-Kremlinit akuzojnë se “imperialzmi polak” po e shtyn Bashkimin Evropian që të pranojë Ukrainën. Ata thonë gjithashtu se Shtetet e Bashkuara po përdorin Bashkimin Evropian për të përcarë Rusinë dhe simotrën historikë slave të saj,  Ukrainën.Një analist në Institutin Rus të Studimeve Strategjike, Sergei Mikhailov paralajmëron se Bashkimi Evropian nuk ka mundësitë financiare që t’i sigurojë Ukrainës dhe Moldavisë, mbështetjen infrastrukturore, nga e cila kanë përfituar vende që janë bërë më parë anëtare.Presioni i ushtruar nuk ka kaluar pa pasoja. Parlamenti i Ukrainës ka humbur tre afate për të miratuar ligje që janë kërkuar nga Bashkimi Evropian. Kjo betejë pritet të vazhdojë deri më 28 nëntor, dita kur takimi i nivelit të lartë të BE-së fillon në Lituani.Politika dhe opinioni publik mund të jenë në favor të zgjedhjes së Evropës nga ana e Ukrainës.Në një anketë muajin e kaluar, 45 për qind e ukrainasve mbështetën marrëveshjen e asociimit me BE-në. Kjo shifër ishte tre herë më e lartë se 14 për qind të  atyre që duan të bashkohen me bllokun ekonomik të drejtuar nga Moska.Pas 16 muajsh, ukrainasit do të votojnë në zgjedhje presidenciale. Ndërsa mbështetja popullore për hyrjen në Evropë po rritet, analistët thonë se Presidenti Viktor Yanukovych do të rizgjidhet vetëm nëse nënshkruan marrëveshjen e asociimit.Në fakt, Yanukovych po përgatit alternativat për të përballuar reagimet negative ekonomike nga Rusia. Këtë vit, Kina do të bëhet partnerja e dytë më e madhe tregëtare e Ukrainës.Javën e kaluar, Ukraina pezulloi importin e gazit rus deri në fund të vitit. Kjo është e mundur falë kohës së ngrohtë, një sistemi të ri për magazinimin e gazit, dhe ndryshimeve në tubacione që lejojnë Ukrainën të importojë gaz nga Evropa.Ambasadori i BE-së në Rusi, lituanezi Vygaudas Usackas thotë se marrëveshja mund t’i sjellë përfirtime Rusisë.“Do të ketë gjithashtë një ndikim të fortë për Rusinë, që është fqinji më i afërt i Ukrainës, duke përfituar nga kjo rrugë drejt vlerave evropiane, qeverisjes, përgjegjësisë dhe larmisë ekonomike të sistemeve që në të gjithë i përqafojmë”.Ditët në vazhdim do të tregojnë nëse Ukraina do të shkojë drejt Perëndimit apo Lindjes.