Gjeorgji, miliarderi Ivanishvili tërhiqet nga politika

Miliarderi gjeorgjian, Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministër i këtij vendi, sot në kongresin partiak ka shpallur se tërhiqet nga politika.Ai është shprehur se “tërhiqet nga politika, por mbetet pjesëtar aktiv i shoqërisë”.Ivanishvili ka shërbyer si kryeministër prej tetorit të vitit të kaluar, deri në fillim të nëntorit të vitit 2013, kur u inaugurua presidenti i ri, Giorgi Margvelashvili.Ivanishvili ka hyrë në politikë në tetor të vitit 2011, dhe e ka udhëhequr koalicion Ëndërra Gjeorgjiane, në zgjedhjet parlamentare kundër Lëvizjes së Bashkuar Kombëtare të ish-presidentit, Mikhael Saakashvili.Ivanishvili në atë kohë pat thënë se do të shërbejë si kryeministër vetëm një vit.Disa analistë thonë se ai do të vazhdoj të ketë ndikim në politikën e Gjeorgjisë nga prapaskena.