Ukraina mund të nënshkruajë marrëveshjen me BE-në, vitin e ardhshëm

Kryeministri i Ukrainës Mykola Azarov ka deklaruar se Ukraina mund të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian gjatë vitit të ardhshëm.Azarov ka deklaruar gjatë një interviste televizive se “BE-ja e kupton plotësisht situatën tonë ekonomike” dhe se askush në Bruksel nuk e ka përjashtuar mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjes.Javën e kaluar, Kievi bëri të ditur se kishte vendosur të pezullonte planet për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje gjatë Samitit për Partneritet me Lindjen që mbahet në fund të kësaj jave në Vilnius.Më 22 nëntor, Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Steafn Fule kishte thënë se Kievi mund ta nënshkruante marrëveshjen vitin e ardhshëm.Azarov tha se partitë opozitare për bënin reagime sensacionaliste mbi këtë vendim, duke dashur që të “destabilizojnë situatën politiko-sociale” në këtë vend.Dhjetëra mijëra ukrainas u mblodhën në Kiev të dielën në një marshim pro-Evropian të organizuar nga opozita.