Gjeorgji,Ivanishvili heq dorë nga politika

Miliarderi gjeorgjian dhe ish-kryeministri Bidzina Ivanishvili ka ka bërë të ditur largimin e tij nga politika, gjatë një kongresi partiak në Tbilisi, të mbajtur të dielën.Ivanishvili tha me këtë rast se, “jam duke e lënë politikën, por do të mbetem një qytetar aktiv i kësaj shoqërie”.Ivanishvili kishte shpërbyer si kryeministër që nga tetori i vitit 2012 deri në fillim të këtij muaji.Ai kishte thënë që nga fillimi se do të mbante postin e kryeministrit vetëm për një vit.Të dielën ai hoqi dorë nga posti i të parit të partisë Ëndrra Gjeorgjiane.Disa analistë thonë se ai megjithatë do të vazhdojë të ketë ndikim në politikë, por tashmë nga prapaskena