Ukrainë, mijëra protestues kundër kursit pro-rus
Më shumë se 100,000 demonstrues kanë protestuar të dielën në Kiev kundër vendimit të qeverisë së Ukrainës për pezullimin e bisedimeve për arritjen e Marrëveshjes për Asocim me Bashkimin Evropian.Krerët e opozitës iu bashkuan kësaj proteste, që raportohet të jetë e madhja që nga Revolucioni Portokalli në vitin 2004.Raportohet se policia e Ukrainës ka hedhur gaz lotësjellës kundër protestuesve, teksa këta të fundit u përpoqën të çajnë përmes një kordoni rreth ndërtesave qeveritare.Parlamenti ukrainas vendosi që të hidhte poshtë nënshkrimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë me BE-në duke zgjedhur, sipas ekspertëve, një kurs pro-rus për të ardhmen.Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych ishte thirrur nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një takim urgjent në Moskë dy ditë përpara se të debatohej në parlament marrëveshja e propozuar nga BE.Ajo që u diskutua në Kremlin nuk u zbardh asnjëherë për media, por dihet që Moska po përpiqet të joshë Kievin që të pranojë të bëhet pjesë e një sfere të tregëtisë së lirë, që Rusia ka krijuar tashmë me Bjellorusinë dhe Kazakistanin.