Skocia të martën shpall planin për pavarësi
Qeveria e Skocisë të martën planifikon shpalljen e planit juridik në synimin e saj për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar, me ç’rast në fokus të tij është ekonomia.Unioni me Mbretërinë e Bashkuar vijon qe prej 300 vitesh.E ashtuquajtura “Letra e Bardhë” për pavarësinë e Skocisë do të shpallet nga qeveria rajonale në Ediburg, para referendumit historik për çështjen e pavarësisë, në shtator të vitit të ardhshëm, raporton AFP.Zëvendësministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, tha sot se dokumneti “gjithpërfshirës dhe i detajizuar” është projekt jo vetëm për Skocinë, por për çfarëdo vendi përkatës të pavarur.“Është doklument madhor që e krijon rastin për pavarësi ekonomike, shoqërore dhe demokratike”, tha ajo.Vetëm një e treta e 5.3 milionë skocezëve aktualisht janë në favor të pavarësisë, sipas hulmumtimeve të opinionit.Kryeministri i Britanisë, David Cameron, dhe qeveria e tij e udhëhequr nga konservatorët, nga ana tjetër, bën fushatë për të votuar kundër, duke pretenduar se pavarësia e Skocisë do të ishte përplotë me probleme dhe rreziqe.Sipas kundërshtarëve të pavarësisë, Skocia është më e fortë brenda Mbretërisë së Bashkuar, e cila i bashkon Anglinë, Uellsin, Irlandën Veriore dhe Skocinë.