“Tym i bardhë” në Gjenevë, Irani “pret” programin bërthamor për 7 mld USD
Pas kater ditë bisedimesh intesive mes republikes Islamike dhe fuqive boterore, Irani ka pranuar të zvogelojë aktivitetin berthamor në shkëmbim të heqjes së 7 miliardë sanksioneve . Irani pranoi që inspektorët të kenë mundësi më shumë ndaj programit berthamor të Teheranit si dhe ka pranuar të ndalojë në disa zona pasurimin e uraniumit. Negociatorët iranianë këmbëngulën se ata ende kishin të drejtë për energji bërthamore . Teherani mohon pretendimet e përsëritura nga qeveritë perëndimore se është në ndertim të armëve bërthamore.Përfaqësuesit e të ashtuquajturit grupi P5 +1 ku perfshihen SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Rusia, Kina, Franca dhe Gjermani arritën marrëveshjen me Iranin në orët e para të së dielës. Specifikat e marrëveshjes ende nuk janë bere të ditura, por negociatorët treguar disa pika gjera:• Irani do të ndalojë pasurimin e uraniumit siper 5% , niveli në të cilin ajo mund të përdoret për ndertimin e armëve dhe për të reduktuar stokun e uraniumit të pasuruar përtej kësaj pike• Irani do të ofroje liri me të madhe ndaj inspektorëve duke përfshirë futjen e tyre edhe ne dy bazat e shumëdiskutuara Natanz dhe Fordo• Në kembim të kësaj nuk do të ketë sanksione për gjashtë muaj• Ndaj iranit do të ketë një lehtësim sanksionesh me vlerë rreth 7 miliarde dollarePresidenti amerikan Barak Obama përshëndeti përpjekjet paqësore diplomatike që çuan në një marrëveshje me Iranin, pas afro një dekade tensionesh.Presidenti Obama tha se hapi i parë fillestar përfshin kufizime të rëndësishme në programin bërthamor të Iranit dhe merr në shqyrtim pjesën më të madhe të shqetësimeve më urgjente, përfshirë kapacitetet pasuruese të Teheranit, stoqet iraniane me uranium të pasuruar, numrin dhe aftësitë e centrifugave iraniane dhe aftësinë e këtij vendi për të prodhuar plutonium të nivelit ushtarak në reaktorin Arak. Marrëveshja është përshendetur nga të 6 vendet pjesëmarrëse ne keto bisedime.Por kjo marrëveshje nuk është pritur aspak mirë nga aleati i SHBA-ve, Izraeli. Qeveria e Izraelit ka kritikuar marrëveshjen, duke e cilësuar si të keqe duke i dhënë Iranit atë që donte.