Letoni, shembet çatia, 32 viktima

Numri i të vdekur në kryeqytetin e Letonisë , Riga ka kapur shifra të frikshme.  Sipas autoriteteve të paktën 32 njerëz kanë vdekur dhe shumë rezultojnë të humbur pasi çatia e një supermarketi në kryeqytetin letonez Riga, u shemb.Përpjekjet e shpëtimit kanë vazhduar pa pushim e ndërsa frika se numri i viktimave do të rritet është e madhe.Tre nga viktimat janë punëtorë të emergjencës, të cilët ishin duke ndihmuar njerëzit të bllokuar.Shkaku i rënies është i paqartë, edhe pse raportet thonë se një kopsht ishte duke u ndërtuar në çati. Supermarketi, i cili u hap në vitin 2011, është pjesë e zinxhirit të shitjes me pakicë Maxima."Policia ka filluar hetimet tashmë. Procesi penal ka filluar në lidhje me shkeljen e normave të ndërtimit , "tha   Kryeministri letonez Valdis Dombrovskis i cili ishte në vendngjarje.