Tradhtia e Kristen, Stewart dhe Pattinson drejt pajtimit
Aktorja 22-vjeçare, Kristen Stewart pati për herë të parë në dy muaj, mundësinë që t`i thotë përballë njeriut që do, fjalë që deri tani ka mundur t`i shprehë në media. Kur tradhtia e "Bella" e "Twilight" u shfaq në faqet e para të revistave, aktorja u shpreh se do të bënte gjithçka që mundej për të rifituar Robert Pattinson.
Sipas revistës "People", çifti i aktorëve u takua gjatë javës së shkuar dhe duket se Robert është i gatshëm ta falë dhe të ecin përpara përsëri së bashku.
Një burim i afërt i 26-vjeçarit, u shpreh se " Pattinson është duke marrë në konsideratë që të falë Kristen, për atë që ai e konsideron "një gabim të pafajshëm"".
Sipas "mikut" të cituar nga "People", " kjo periudhë ndarje i ka shërbyer të çiftit për të kuptuar se nuk mund të jetojnë pa njëri-tjetrin. Kristen u hodh në krahët e Robert sapo e pa dhe i tha që ishte vetëm një gabim që nuk do të donte ta kishte bërë kurrë".Duket se rikthimi i Pattinson, në shtëpinë e përbashkët të çiftit në Los Anxhelos, tashmë mund të jetë i afërt.