Revista "Chi" publikon fotot gjysëm nudo të princeshës Kate

Revista italiane “Chi” sot ka publikuar fotografitë e Dukeshës së Kembrixhit, Kejt Midëllton, bashkëshortet së Princit Uilliam.

Revista “Chi” është pronë e grupit botues, që kontrollohet nga familja e ish kryeministrit italian, Silvio Berluskoni.

Revista ka botuar fotot gjysëm nudo të dukeshës në 38 faqe, së bashku me një artikull ku spekulohet lidhur me mundësinë që ajo të ketë bërë operacion plastik.

Fotografitë, që ishin bërë ndërsa çifti i familjes mbretërore britanike, ishte me pushime në Francë, në fillim të këtij muaji, së pari janë pulbikuar më 14 shtator në revistën franceze, “Closer”.

Ndërkohë, sot, një gjykatë në Francë do të zhvillojë një seancë ku pritet të ndalohet publikimi i mëtejshëm i fotografive.

Avokatët e Familjes Mbretërore Britanike po synojnë që të hapen akuza penale kundër revistës “Closer”.