Statusi i kandidat në dhjetor, tre ministra të kabinetit “zbarkojnë” në Bruksel

Ndërsa mbeten vetëm pak javë përpara marrjes së vendimit për statusin e Shqipërisë nga vendet anëtare të BE, tre ministra të kabinetit “Rama” zbarkojnë në Bruksel për të lobuar për një përgjigje pozitive.Ministrja e Integrimit  Evropian  Klajda Gjosha së bashku me Ministrin e Drejtësisë  Nasip Naço dhe Ministrin e Brendshëm  Saimir Tahiri,  nisen  nesër në Bruksel për një vizitë tepër të rëndësishme zyrtare.Ministrat shqiptarë do të zhvillojnë një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian dhe institucione të tjera të BE-së.Ata do të raportojnë mbi masat që janë ndërmarrë deri tani për plotësimin e prioriteteve të lëna nga Komisioni.Vizata e tre ministrave të kabinetit “Rama”, është e fundit e planifikuar deri në dhjetor, kur  do të merret vendimi nga shtetet anëtare të BE-së nëse Shqipërisë do t`i jepet ose jo statusi i vendit kandidat.