Armët kimike, OPCW miraton planin, por jo vendin: Shkatërrimi në 2014
“Lëndët më të rrezikshme kimike do të dalin nga Siria në fund të 2013. Mbi 60% e armëve të pambushura dhe bombave janë shkatërruar”.Ky është vendimi i mbledhjes së Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) në Hagë. Sipas planit, armët kimike do të transportohen për t’u shkatërruar jashtë territorit sirian, për të garantuar që ky proces të kryhet në mënyrën më të sigurt dhe të shpejtë, dhe jo më vonë se data 30 qershor 2014.Drejtori i përgjithshëm i OPCW, Ahmet Ymzymcy, e vlerësoi planin, duke thënë se ai garanton një kornizë të qartë, vendos gurëthemelet që duhen të përmbushen nga qeveria siriane.Faza tjetër do të jetë ajo më e vështira dhe kryerja e saj në kohën e përcaktuar do të kërkojë ekzistencën e një mjedisi të sigurt për verifikimin dhe transportin e armëve kimike.“Ndihma e vazhdueshme financiare dhe mbështetja për këtë sipërmarrje mbeten shumë të rëndësishme”.41 anëtarët e këshillit ekzekutiv të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike sipas mediave ndërkombëtare kanë pasur mosmarrëveshje lidhur dhe me vendimin e disa vendeve për të luajtur një rol sipërfaqësor dhe ngurrimin e tyre për të lejuar që territori i tyre të përdoret për shkatërrimin e rreth 1.300 ton armë kimike.Sipas planit amerikano- rus armët kimike siriane duhet të largohen nga Siria deri në fund të vitit dhe shkatërrohen plotësisht nga mesi i 2014 në një tjetër vend që do dalë garant i këtij procesi.Siria u pajtua me planin për të shkatërruar arsenalin kimik pas kërcënimit të Uashingtonit i mbështetur dhe nga Parisi për veprim ushtarak , pas një sulmi me armë kimike në gusht 21 në një periferi të Damaskut ku sipas amerikanëve u vranë mbi 1000 persona.