Tajfuni, qeveria në Filipine: Bëmë çfarë mundëm

Qeveria e Filipineve ka mbrojtur pozicionimin e saj përballë situatës së jashtëzakonshme, pas tajfunit Haiyn, edhe  pse shumë nga të mbijetuarit kanë marrë pak ose fare ndihmë nga shteti.Sekretari i Brendshëm, Mar Roxas, tha se shkalla e madhe e fatkeqësisë solli sfida serioze përpara.Në të njejtën kohë qeveria tha se numri i viktimave ka shkuar në 3,621, ndërsa rreth 600 mijë njerëz janë zhvendosur.Në ndihmë të Filipineve kanë dalë edhe shumë shtete, të cilat kanë dërguar atje ushqim, ujë dhe medikamente mjekësore.Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një anijembajtëse me rreth pesë mijë trupa në bord.