BE, kritika për Francën, Spanjën dhe Italinë për buxhetin

Franca, Spanja dhe Italia, janë kritikuar nga Komisioni Evropian se buxhetet e tyre për vitin 2014 rrezikojnë të shkelin rregullat e Eurozonës për deficitet dhe borxhet.Komisioni ka shprehur shqetësim për disa të dhëna në buxhetet e Spanjës dhe të Italisë për vitin 2014.Kjo është hera e parë që Komisioni Evropian ka autoritet për t’i rishqyrtuar buxhetet kombëtare të anëtarëve të eurozonës, para se ato të shqyrtohen në parlamentet e vendeve individuale.Këto autoritete të reja për KE-në janë dhënë pasi borxhet e mëdha në Greqi dhe Irlandë, çuan në probleme ekonomike.Kritika për buxhetet e tyre kanë marrë edhe Finlanda, Luksemburgu dhe Malta.