Ciara tregon me krenari unazën e fejesës!

Gjatë ditës së djeshme u bë me dije se këngëtarja e njohur Ciara është fejuar me rapperin dhe njëkohësisht producentin e njohur The Future, emri i vërtetë i të cilit është Nayvadius D. Wilburn . Lajmi u bë i ditur nga publicisti i tyre Chris Chambers i cili dha hollësi lidhur me gjithçka që kishte ndodhur. Fillimisht ai sqaroi se cdo gjë ishte një surprizë për këngëtaren. Gjatë ditës së djeshme ajo ishte përgatitur për të festuar ditëlindjen e saj të 28 kur papritur pa të dashurin e saj t`i ulej në gjunjë dhe t`i propozonte me një unazë diamanti 15 karat.Pa u menduar shumë gjatë ajo pranoi në mënyrë të menjëhershme dhe më pas njoftuan Chris , që të bënte publike këtë fejesë të tyre. Por gjatë mbrëmjes ajo u shfaq në tapetin e kuq në Moet Rose Longue në Houston. Bukuroshja 28 vjeçare u paraqit me një fustan të zi shumë ekstravagant dhe modern. Ajo që u vu re ishte se pjesa më e madhe e këtij fustani ishte transparent , por dukej se për Ciarën kjo gjë nuk përbënte problem. Pasi pozoi për pak minuta, krijuesja e hitit `Body Party` nisi të tregonte me krenari unazën me të cilën i kishte propozuar The Future.Mësohet se kjo unazë ka kushtuar plotë gjysmë million dollarë dhe është modeli më i fundit i Avviane & Co dhe quhet Past Present and Future Emerald Cut Diamond Ring. Më pas gjatë festës madhëshotre që u organizuar për nder të saj, ajo shkrepi dhe një fotografi me një shishe gjigande shampanje mbi të cilën shkruhej : "Gëzuar Ditëlindjen Ciara."