Brad Pitt, aktori që nuk përdor sapunin
Brad Pitt ka marrë vendimin të mos përdorë më sapunin e zakonshëm që gjendet në treg, të cilin e ka përdorur pothuaj çdo ditë në jetën e tij, pasi ka marrë vesh se përbërësit që ndodhen në të janë shumë të rrezikshëm.“Brad thotë se ka lexuar shumë për të gjithë elementët që ndodhen në sapun, veçanërisht për elementët antibakterialë, dhe ka zbuluar se përdorimi i tyre është i dëmshëm për njerëzit sepse shpejton procesin e plakjes”, ka deklaruar në nga zëdhënësit e tij në faqen National Enquirer.Por nëse kjo është një zgjedhje e aktorit të famshëm, çfarë mendimi ka bashkëshortja e tij, Angelina Jolieë“I ka thënë se qelbet era si një qen i ndonjë rrace të egër”, ka deklaruar burimi duke qeshur.Çifti i famshëm momentalisht ka 6 fëmijë. Edha ata kanë filluar të ankohen kohët e fundit nga risia në lidhje me higjenën e babait të tyre.“Fëmijët kanë nisur ta quajnë “Babai që qelbet”, kanë thënë burimet konfidenciale duke qeshur.