Katy Perry: Të gjitha kanë filluar të performojnë të zhveshura

" Të gjitha kanë filluar të performojnë ose të pozojnë të zhveshura"Kështu ka pohuar së fundmi Katy Perry për NPR.Gjatë kësaj interviste këngëtarja është shprehur se nuk kupton arsyen përse artistët e sotëm kërkojnë të bien në sy me trupin e zbuluar.Dhe menjëherë e para gjë që të vjen në mendje janë performancat dhe këngët e Rihannes ose Miley Cyrus por ajo i mohon duke thënë:"JO, nuk jam duke folur për asnjë në veçanti. Edhe unë kam performuar e zhveshur më parë por kjo nuk do të thotë që duhet të vazhdoj ta bëj gjithnjë për të qenë e dukshme dhe e pëlqyer në sytë e publikut."