50 Cent rrezikon 5 vjet burg!
Në muajin qershor mësuar se Curtis Jackson ose siç njihet dhe ndryshe me emrin e tij të artit 50 Cent rrezikonte të kryente 5 vite burg. Pavarësisht se ishim mësuar të dëgjonim shpesh të tilla lajme për të, pasi është një person vërtetë problematik në jetën e tij personale verprimi i kryer së fundmi ishte vërtetë i papritur. Pasi kishte shumë kohë që bashkësjetonte me ish të dahsurën e tij Daphne Joy një modele bukuroshe , gjatë një debate ai e kishte dhunuar fizikisht por jo vetëm.Krahas dëmit fizik i kishte shkaktuar dhe dëm psikologjik dhe material .Ai kishte thyer dhe shkatërruar një sërë orendish me vlerë 7.100 dollarë. Pas veprimit të këngëtarit të rrymës hip hop Daphne nuk ngurroi ta padiste në mënyrë të menjëhershme, duke bërë t`i rëndojë një tjetër akuzë mbi supe. Dhe tani mësohet se pas gjyqit dhe avokatëve profesionistë të Curtis , gjithcka është zgjidhur në mënyrëne duhur. Trupi gjykues ka detyruar rapperin të paguajë vlerën 7.100 dollarë për dëmin e shkaktuar si dhe do të agazhohet për 30 ditë në shëbimin ndaj komunitetit.Sipas redaksisë së njohur të lajmeve TMZ , 50 cent është i detyruar t`i qëndrojë larg modeles me të cilën mendohet se ka dhe neje djalë të moshës 3 vjecare. Pavarësisht se ai ende nuk ka konfirmuar asgjë, është bërë me dije se krijuesi i hitit `In Da Club` është babai i një fëmije që ka ardhur në jetë jo shumë pasi nisi të bashkëjetonte me Daphne.