Rrëfimi trishtues i modeles: Jam rritur me lot, frikë dhe uri
Modelja maqedonase Katerina Stojanovska ka treguar në një intervistë jetën e saj të trishtueshme gjatë periudhës së fëmijërisë.“Kam patur një fëmijëri që nuk do t’ja dëshiroja asnjë fëmije. Jam rritur me lot, frikë dhe uri. Babai na ka keqtrajtuar të tre motrave. Na ka përzënë nga shtëpia. Kemi jetuar në banesa sociale, me qira, të të afërmit dhe ndonjëherë edhe në qiell të hapur”, kështu rrëfen mes tjerash, modelja e njohur Kateterina Stojanovska për fëmijërinë e saj.Modelja thotë se që kur i vdiq e ëma, ajo dhe dy motrat e saj mbetën vetëm me babain. Motra më e madhe tani ka 22 vjet, ndërsa më e vogla 14. Babai edhe tani na rreh dhe malltreton.“Kur vinte i dehur, ne mbylleshim në dhomë dhe nuk dalnim deri sa ti dilte pija. Kur ishte nëna, ne thërrisnim policinë, por nuk i bënin asgjë se e njihnin babain tim. Ai edhe tani sillet njësoj, por tani kemi mundësi ta mbyllim derën e dhomës sonë dhe i shpëtojmë rrahjes.
Modelja në rrëfimin e saj të trishtueshëm thotë se dhuna familjare ka lënë shumë pasoja të ajo dhe motrat e saj.“Kam shumë kujdes kur takoj meshkuj. Nuk dua as të jem afër meshkujve të cilët mund ti përngjajnë babait tim” sqaron Stojanovska.Katerina thotë se kur do të zgjedhë bashkëshortin e saj, ai duhet të jetë një djalë i cili nuk pi, një djalë që di ti dojë dhe t`i respektoj femrat dhe që do ta kuptoj atë.