"Celine Dion është ndarë nga jeta pas një aksidenti tragjik ajror"

"Celine Dion është ndarë nga jeta pas një aksidenti tragjik ajror". Ky ishte lajmi qe u përhap fillimisht dhe më pas u rikonfirmua nga CNN, të cilët krijuan dhe dicka për kujtimin e ndjerë të këngëtares , ku shkruhej :"U prefte në paqe Celine Dion e cila ka jetuar nga 1968-2010." Dhe pikërish ky ishte ai që vulosi për fansat e saj vërtetësinë e këtij informacioni.Por jo, Celine nuk e ka toleruar një thashethem të tillë dhe ditën e djeshme u shfaq në NBC Todays ku promovoi dhe albumin e saj më të ri të quajtur "Loved me Back To Life", I cilësuar si një titull ironik dhe me të drejtë.Pasi ka performuar disa këngë u shfaq në emisionin e Jimmy Fallon në "Late Night" për t`ju përjgigjur një sërë pyetjesh , por edhe për të hedhur poshtë këto gënjeshtra dhe kjo nuk është e para herë që Celine përballet me të tilla thashetheme.Disa kohë më parë u përhapën fjalë se ajo ishte ndarë nga jeta pas një aksidenti automobilistik. Fansat nisën të statuset e tyre ku shprehnin dhimbjen dhe keqardhjen që ndjenin por nuk kaloi shumë dhe krijuesja e hitit ` My Heart Will Go On` u paraqit e revoltuar pasi nuk mund të kuptonte se si njerëzit mund të ishin të aftë të shpifnin të tilla gjëra.Gjatë mbrëmjes së djeshme pasi ajo përfundoi intervistën me Jimmyn, u ndje e përkrahur nga fansat e saj të cilët po e presinin jashtë derës duke i kërkuar me ngulm autografe dhe fotografi. Si një person i dhënë pas personave që e mbështesin Celine Dion kaloi disa minuta së bashku me ta. Por ajo nuk është e vetmja e famshme që ka rënë pjesë e të tilla thashethemeve, tek të tjerë mund të rendisim: Eddie Murphy, Britney Spears, Justin Bieber dhe Kanye West.