Mariah Carey, akisdenti i saj në xhirime, jeta pas dramës
Këngëtarja Mariah Carey duket se më në fund ka arritur ta marr veten pas incidentit të ndodhur gjatë xhirimit të klipit të saj ku regjizor ishte bashkëshorti Nick Cannon. Pasi theu krahun dhe pasi tregoi se është një femër e cila kalon gjithcka në jetë në mënyrën më të mirë të mundshme postoi një foto në rrjetin social twitter gjatë ditës së ditëlindjes së Nick.Në atë foto këngëtarja shfaqet e veshur me të brendshme, duke pozuar vërtetë provokuese dhe kishte shkruar :"Eja Nick po të pres. Kjo është dhurata e ditëlindjes për ty."
Por jo vetëm jeta e saj personale shkon mirë edhe jeta profesionale po ashtu. Së fundmi këngëtarja ka postuar fotografinë e këngës së saj të re që pritet të hidhet në treg, në rrjetin social facebook për 14 milion ndjekësit dhe mbështetësit e saj. Në këtë fotografi Mariah shfaqet e veshur me bikini, dhe ka pozuar në bregun e ditit gjatë perëndimit të diellit. E ulur në gjunjë, dhe me flokët e saj të gjatë të lëshur 43 vjeçarja ka bërë që shumë persona të komentojnë në këtë fotografi dhe ta komplimentojnë si për paraqitjen ashtu dhe për format trupore edhe pse jo në një moshë të re.
Mariah gjithashtu zbuloi se ky klip do të hidhet në treg datën 11 Nëntor dhe do të quhet "The Art Of Letting Go." Në një intervistë për CNN të dhënë disa kohë më parë, kur këngëtarja u pyet lidhur me karrierën dhe këngët e saj ka rrëfyer :"Unë si një tekstshkruajtëse preferoj që asnjë tekst i këngës time të mos jetë i drejtpërdrejtë. Shumë njerëz që e dëgjojnë dhe e pëlqejnë mund të ken kaluar histori dhe ndodhi të ndryshme në jetët e tyre. Unë dua që këngët e mia çdo dëgjues t`i marr personale dhe çdo fjalë të lidhë me jetën e tij. "