Egjipt, nis gjyqi ndaj presidentit Mursi
Nisi sot në Kajro gjyqi kundër presidentit Mohamed Mursi, i cili u rrëzua nga pushteti në muajin korrik.Ai së bashku me 14 anëtarë të “Vllazërisë Myslimane”, akuzohen për vrasjen e 10 protestuesve në përleshjeve të armatosura jashtë pallatit presidencial, pas nënshkrimit të një dekreti që zgjeroi pushtetin e tij. Forcat e sigurisë janë në gatishmëri të lartë pasi përkrahësit e ish-presidentit bënë thirrje për protesta masive.Televizioni shteteror raportoi se ai mbërriti me helikopter në ndërtesën e Akademise Policore, që ndodhet një orë larg qendrës së Kajros. Të pandehurit e tjerë u sollën aty me makina të blinduara. Kjo është dalja e pare publike prej 3 korrikut, kur u rrëzua nga pushteti.Gjyqi ishte planifikuar të zhvillohej në burgun Tora në anën tjetër të Kajros, por kjo u anulua, për të shmangur protestat. Megjithese Mursi mori detyrën e presidentit pas zgjedhjeve demokratike, gjatë 13 muajve ne pushtet, ai pati përplasje më institucionet e rendesishme.Pas rrëzimit të tij, protesta masive u zhvilluan nga përkrahësit e tij, të cilat u shpërndanë dhunshëm nga ushtria, duke çuar edhe në vdekjen qindra personave.Analistët shprehen se gjyqi kundër Mursit do të jete një përballje forcash, nga njëra anë janë përpjekjet e ushtrisë për të ruajtur rendin dhe në anën tjetër, lëvizja islamike për te vazhduar qëndresën.