SHBA, refuzohet mëshira ndaj Snowdenit

Shtëpia e Bardhë dhe ligjvënësit më të lartë amerikanë, po refuzojnë kërkesën për mëshirë nga ish-kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Edward Snowden, i cili ndodhet në Rusi.Këtë kërkesë, Edward Snowden, e kishte bërë në një letër dhënë një politikani gjerman, i cili ishte takuar me Snowdenin në Rusi, gjatë javës së kaluar.Snowden tha se ishte i gatshëm të dëshmojë para Kongresit të Shteteve të Bashkuara për tu dhënë dritë “shkeljeve të mundshme serioze”.Këshilltari në Shtëpinë e Bardhë, Dan Pfeiffer, tha se Snowden ka shkelur ligjin amerikan dhe duhet të kthehet për tu ballafaquar me drejtësinë.Senatorja Dianne Feinstein, kryesuese e Komitetit të Inteligjencës të Senatit, tha se Snowden I ka bërë “dëm të madh” vendit të tij.Snowdenit i është dhënë azil i përkohshëm në Rusi. Ai në Shtetet e Bashkuara është i akuzuar për spiunazh.