Iran, protestë masive afër ambasadës amerikane

Iranianët kanë protestuar sot afër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kryeqytetin Teheran, duke e shënuar përvjetorin e zhvillimeve të vitit 1979.Mediat e Iranit raportojnë se protestuesit e linjës së fortë kanë mbajtur mbishkrime kundër Shteteve të Bashkuara, ndërsa valvisnin flamujt iranianë, dhe brohorisnin “Vdekje Amerikës”.Ky tubim është një ngjarje vjetore, por vëzhguesit thonë se këtë vit ka rëndësi më të madhe, pasi protestuesit po shprehin kundërshtim ndaj pëprjekjeve nga presidenti i ri i Iranit, Hassan Rohani, për t’i zbutur raportet me vendet perëndimore lidhur me programin atomik të Iranit.Në nëntor të vitit 1979, pas Revolucionit Islamik, studentët iranianë e shkatërruan Ambasadën e Shteteve të Bashkuara duke mbajtur peng për 444 ditë disa amerikanë.