Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2013, 09:28
Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara thonë se kanë gjetur një planet të ngjashëm me Tokën, jashtë sistemit diellor.Planeti, jo vetëm që ka madhësinë e njëjtë si të Tokës, por edhe proporcione të njëjta të hekurit dhe shkëmbinjve.Planeti, i njohur su Kepler-78b, rrotullohet rreth një ylli, i cili është pak më i vogël se Dielli dhe ndodhet rreth 400 vjet drite larg.