Maliki kërkon ndihmë nga SHBA-ja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2013, 09:08
Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, ka takuar një grup ligjvënësish amerikanë.Ai ndodhet në Uashington për të kërkuar ndihmë ushtarake kundër dhunës sektare dhe luftës cvile përgjatë kufirit me Sirinë.Kombet e Bashkuara thonë se mbi 7,000 civilë janë vrarë në Irak këtë vit.Pas takimit me Malikin, senatori amerikan, John McCain, ka thënë se situata në Irak po përkeqësohet dhe se kthimi i saj në normalitet varet nga Maliki.McCain ka qenë njëri nga gjashtë senatorët republikanë dhe demokratë, të cilët i kanë dërguar letër presidentit Barack Obama, duke fajësuar aksionet e Qeverisë së Malikit për rritjen e dhunës në Irak.