SHBA kritikon politikat e Gjermanisë-Kinës

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar politikat ekonomike të Gjermanisë, duke thënë se modeli i tyre i udhëhequr nga eksportet po dëmton Eurozonën dhe ekonominë globale më gjerë.Në raportin e tij dy vjeçar, Departamenti Amerikan i Thesarit ka deklaruar se rritja e kërkesës së brendshme në Gjermani ka qenë “anemike”. Aty theksohet edhe pikëpamja e tyre se juani kinez vazhdon të mbetet “konsiderueshëm i nënvlerësuar”.Raporti i ka kritikuar politikat kineze edhe më parë, por kritikimi i politikave ekonomike të Gjermanisë është diçka e rrallë.“Shpejtësia anemike e rritjes së kërkesës së brendshme të Gjermanisë dhe varësia nga eksportet kanë penguar ribalancimin në një kohe kur shumë vende të tjera të zonës së Euros kanë qenë nën presionin e ashpër për të frenuar kërkesën dhe për të ulur importet në mënyrë që të promovojnë përshtatjen”, bën të ditur Thesari.“Rezultati neto ka qenë një deflacion i njëanshëm për zonën e euros, ashtu si dhe për ekonominë botërore”.Gjermania përbën ekonominë më të madhe të eurozonës dhe ka qenë një nga drejtuesit kryesorë të rritjes së saj gjatë viteve të fundit. Rëndësia e saj përpara bllokut prej 17 anëtarësh ka njohur vetëm rritje, që prej zhvillimeve të krizës së borxhit të rajonit, që pati impakt edhe në ekonomitë e tjera të mëdha si Italia apo Spanja.Gjermania ka qenë një nga performueset më të forta ekonomike të Europës dhe niveli i eksporteve të saj shihet si një nga forcat kryesore të kësaj ekonomie.Vendi shmangu recesionin me një përqindje të ngushtë në fillim të këtij viti, por Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë të 2013-s u nxit nga kërkesat si të konsumatorëve edhe të bizneseve.