Doha, nis takimi për ndryshimet klimatike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2012, 08:30
Përfaqësues të afro 200 vendeve mblidhen sot në Doha të Katarit për të diskutuar për ndryshimet klimatike.Bisedimet e përvitshme synojnë të negociojnë zgjatjen e Protokollit të Kiotos, për shkurtimin e ndërhyrjeve të njerëzve, të cilat thuhet se kontribuojnë në ngrohjen globale.Një tjetër objektiv i takimit në Doha është të shënojë përparim drejt një marrëveshjeje të re, që do t’i angazhojë vendet për shkurtime më të forta të emetimeve nisur nga viti 2020.Sipas shkencëtareve, provat tregojnë se emetimet e mëdha të gazrave serrë janë duke ngrohur planetin, duke çuar në më shumë përmbytje, thatësira dhe rritje të nivelit të detit.Takimi në Doha do të zgjasë deri më 7 dhjetor.