Siri, luftime të ashpra në Damask, vriten 151 persona
Përleshje te dhunshme jane zhvilluar sot në midis rebelëve dhe forcave qeveritare në rrethet jugore të Damaskut, ku rebelët janë bombarduar nga artileri të regjimit te Bashar al-Assad.Nga bombardimet e një dite më parë kanë humbur jeten 151 persona ne te gjithe vendin, ndërsa më shumë se 40.000 të vdekur kane vdekur 20 muajt e fundit, informacion ky i Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut.Sipas të njëjtit burim, gjatë konfliktit që zgjati gjithë natën dhe vazhduan deri ne mengjes, disa raketa rane në jug te rretheve Tandamun dhe Kantam te Damaskut, ne të cilat rebelët janë duke u përpjekur për të arritur në qendër të qytetit.Gjithashtu dhe në Aleppo, kane ndodhur përleshje të përgjakshme mes rebelëve dhe ushtarëve. Ndersa artileria siriane ka vazhduar bombardimet gjate natës në krahinat Deraa, Idlib dhe Deir Ezor, të cilat jane sulmuar 48 ore me raketa dhe predha nga forcat e rregullta.Javët e fundit kryengritesit kanë fituar terren në veri te vendit dhe tani kane nën kontroll një rajon të madh në krahinat e Idlib dhe Aleppo në afërsi të kufirit turk, gjithashtu dhe në lindje, në afërsi të kufirit me Irakun.