Siria, Irani: Vendosja e mbrojtjes raketore në kufi shton tensionet

Irani ka deklaruar se vendosja e mbrojtjes raketore të NATO-s afër kufirit  Turqi- Siri, do t’i shtonte edhe më tej tensionet.Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, Ramin Mehmenparast, u tha sot agjencive iraniane të lajmeve, se vendosja e sistemit Patriot nuk do të ndihmoj në zgjidhjen e situatës në Siri, por aktualisht po e bën situatën më të vështirë dhe të komplikuar.Javën e kaluar Turqia ka kërkuar nga aleatët e NATO-s vendosjen e sistemit Patriot, i cili do të ndalonte sulmet ajrore apo raketat.Kjo kërkesë u bë pas bisedimeve lidhur me shtimin e sigurisë në kufirin e gjatë 900 kilometra të Turqisë.