Partitë pro-separatiste fitojnë në Katalunja
Partitë pro-separatiste në Katalunjë të Spanjës kanë fituar shumicën në zgjedhjet lokale.Megjithatë, partia në pushtet “Aleanca e Konvergjencës dhe Bashkimit” ka humbur mbështetjen.Rezultatet kanë treguar se ajo ka fituar 50 vende në parlament nga 62 që kishte mbajtur para zgjedhjeve të së dielës.Partia, e cila mbështet pavarësinë nga Spanja, duhet të gjejë partnerë koalicioni për të mbetur në pushtet.Artur Mas, kreu i qeverisë pro-separatiste të Katalunja, është zotuar se do të mbajë referendum për pavarësi nëse fiton një mandat tjetër.Katalunasit thonë se shumica nga taksat e tyre janë transferuar në Qeverinë qendrore të Spanjës.Rajoni, me 7.6 milionë banorë, është më i madh se disa vende të Bashkimit Evropian dhe llogaritet se përbën një të pestën e prodhimit ekonomik të Spanjës.