Pas dështimit të Samitit të BE, tani radha e Ministrave të Financave

Nje dite pas deshtimit te samitit te BE-së, kreu i Eurogrupit Zhan Klod Junker pas takimit në Bruksel tha se eshte e nevojshme të mblidhet një telekonferencë me Ministrat e Financave.Juncker ka deklaruar se gjate telekonferencës, e cila do te mbahet sot pasdite, nuk do te kete vendime por ajo synon të përgatisë takimin e se hënës që do tu paraqesë Ministrave se "cfare duhet te bëjnë ne takimin e te henes".Gjithashtu ai tha se te henen eshte shumë e nevojshme te merret nje vendim per kestin e rradhes së Greqisë. Juncker vuri në dukje se rreth çështjes greke ka pasur bisedime me kryeministrin Antonis Samaras dhe kancelaren gjermane Angela Merkel."Nëse nuk ka marrëveshje e hëna do të dëmtojë kredibilitetin e Evropës", nënvizoi nje zyrtar i lartë qeveritar ne Bruksel.Samiti i Brukselit për buxhetin e ardhshëm shtatë-vjeçar të Bashkimit Europian gjate dites se premte ka përfunduar pa një marrëveshje mes 27 vendeve anëtare per shak te konflikteve midis shteteve per buxhetin 2014- 2020.