Buxheti i BE-së, bisedimet në janar, marrëveshja e vështirë

Qëndrimet për buxhetin e BE-së 2014-2020  janë mjaft larg.  Drama e ardhshme e buxhetit duket e programuar ndoshta për në janar 2013.  Vetoja e një prej 27 vendeve anëtare do të jetë e mjaftueshme për ta plasur përfundimisht takimin. Qëndrimet janë mjaft larg. Nga delegacioni gjerman u theksua se qëndrimet e 27 vendeve anëtare janë të papajtueshme, sidomos Britania e Madhe ndihet e lënë në qoshe.Kryeministri britanik David Cameron e mposhti vetëm me vështirësi zemërimin e tij mbi projekt-buxhetin e Presidentit të Këshillit.  Sipas tij nuk kishte asnjë progres në shkurtimin e shpenzimeve shtesëVan Rompuy bashkë me Joze Manuel Barroson u përpoqën me orë të tëra duke biseduar individualisht me përfaqësuesit e vendeve të BE-së, madje  Rompuy paraqiti në Bruksel një propozim të ri për buxhetin e BE-së deri në fund të dekadës.Vëllimi mbetet rreth 1 bilion EURO për vitet 2014-2020, por Van Rumpoy përmbushi disi kërkesat e përfituesive të subvencioneve bujqësore dhe programeve mbështetëse për zonat rurale. Van Rompuy hoqi nga lista projektet e mëdha infrastrukturore. Por shtetet që paguajnë për buxhetin, kërkuan kursime të mëtejshme.Parlamenti Evropian duhet ta miratojë kompromisin e arritur nga udhëheqësit e qeverive dhe të shteteve. Negociatorët e parlamentit kanë sinjalizuar tashmë se ata nuk do t'i mbështesin shkurtimet e mëtejshme në shpenzimet e përbashkëta të BE-së.