Asnjë akord për buxhetin e BE, dështon samiti në Bruksel
Samiti i Bashkimit Evropian, që kishte për qëllim pajtimin për buxhetin shtatëvjeçar të bllokut ka përfunduar pa marrëveshje. Diplomatët thanë se bisedimet do të rinisin në një samit tjetër, që ka të ngjarë të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.Takimi dyditor në Bruksel, ka përfunduar të premten, pasi liderët e 27 vendeve anëtare, dështuan të arrijnë marrvëshje për bisedimet mbi buxhetin 1 trilionësh për periudhën 2014-2020.Në mes të rritjes së ngadaltë ekonomike dhe masave të ashpra në shumë shtete, Britania, Gjermania dhe kontribuesit tjerë kryesorë kërkonin shkurtim të shpenzimeve.Franca, ndërkohë, kërkon vazhdimin e mbështetjes për bujqësinë dhe programet zhvillimore për vendet e varfëra të BE-së. Secili nga 27 shtetet anëtare ka të drejtën e vetos mbi buxhetin.Më heret, presidenti i Këshillit Europian Herman van Rompuy qarkulloi propozimin e rishikuar per nje buxhet te ri dhe deklaroi se kompromisin e mendon te mundshem.“Propozimi qe vura ne tryeze eshte nje buxhet i moderuar, qe i pershtatet kohes. te besh me shume me me pak para, perfshin edhe zgjedhje politike. eshte e dhimbshme edhe atehere kur shkurtimet shperndahen ne menyre te barabarte. duhet te jemi te ndjeshem dhe realiste, por nuk duhet te harrojme se eshte nje buxhet per te gjithe pjesen tjeter te dekades”, theksoi Van Rompuy.Paralajmerime mbi mundesine e mosarritjes se nje pakti erdhen edhe nga presidenti francez Francos Hollande, qe shtoi megjithate se dhe ne rastin e nje skenari te tillle, nuk duhet konsideruar gjithshka e humbur.