Thyhet armëpushimi në Rripin e Gazës? Vritet një palestinez

Mesa duket armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit nuk ka mundesuar plotesisht mbajtjen e qetesise midis dy paleve. Prane kufirit ne Rripin e Gazes eshte vrare nje palestinez nga forcat izraelite.“Ushtarët hapën zjarr kur fermerët ishin duke u përpjekur për të arritur tokën e tyre pranë kufirit mes Izraelit e Gazës”, thane zyrtarët e Hamasit. Po ashtu Forcat e Mbrojtjes Izraelit thane se protestuesit u përpoqën të shkelin një gardh ndarës midis Izraelit dhe Gazës.Ky ishte raporti i parë fatal që kur Hamasi dhe Izraeli rane dakord për një armëpushim, pas tete ditesh qe keto dy vende ishin ne lufte. Presidenti egjiptian Mohamed Morsi dhe qeveria e tij udhëhoqen armëpushimin. Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon dhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton përdorën ndikimin e tyre për të ndaluar luftimet.“21-vjeçari Anëar Qandeeh vdiq nga sulmet të premten në mëngjes”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Ashraf al-Qidra. Dhe 19 të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spitalin Nasser në Khan Yunis, el-Qidra.Forcat e Mbrojtjes të Izraelit nuk kane konfirmuar menjëherë aksidentin, duke thënë per CNN se ishin duke konfirmuar kete aksidentin. Me pas ushtria e Izraelit tha se një grup prej rreth 300 palestinezëve u përpoq për të hyrë në disa vende përgjatë kufirit të Gazës, ne Izrael.“Mbrojtja e Izraelit ka vepruar ne perputhje me regullat, ndaj duhej te largonte protestuesit nga gardhi qe ndan Israelin dhe Gazen” thane ata.