Katalunjë, votë për pavarësinë?
Në Katalonjë janë hapur kutitë e votimit që përveçse zgjedhja e liderëve rë rinj lokalw është parë si njw sfidë për qeverinë e kryeministrit Mariano Rajoy.Qeverisja e re lokale mund të shkaktojë një krizë kushtetuese, pasi katalanasit kërkojnë të shkëputen nga autoriteti qëndror.Sondazhet tregojnë se shumica e katalanasve do të votojë pro pavarësisë, qoftë nga e majta apo e djathta, duke i dhënë të drejtën liderit të ri për të mbajtur një referendum për ndarjen, në katër vitet e ardhshme, pavarësisht rezistencës së fortë nga qeveria spanjolle.Në fakt zgjedhjet rajonale në Katalonia janë, testi i rëndësishëm i referendumit të lançuar nga Presidenti Artur Mas.Partia e tij, sipas sondazheve, do të marrë shumicën, ndërsa të gjitha formacionet separatiste do të zënë dy të tretat e Parlamentit rajonal.Artur Mas, 56-vjeçar i është përkushtuar çështjes së autonomisë pas demonstratës masive të 11 shtatorit, e cila bëri të qartë dëshirën për pavarësi të shumicës së qytetarëve në rajonin e Barcelonës. Nga ana tjetër, partia popullore duket se frenon mbi perspektivën e mbajtjes së një referendumi."Ne i bëjmë thirrje një votimi për unitet,? thotë Alicia Sanchez Camacho,-për të siguruar bashkëjetesën në Katalonja dhe për të mos përçarë popullin e tij.Një e pesta e të gjithë ekonomisë spanjolle varet nga aktivitetet produktive dhe kursimet e Katalonisë, e cila, megjithatë, është në prag të falimentimit. Rajoni ankohet për shpërndarjen e pabarabartë të fondeve shtetërore.