7 të vrarë gjatë një shpërthimi në Pakistan, mes tyre dhe 4 fëmijë
Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe afro 20 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe gjatë një ceremonie fetare shiite, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit. Policia ka njoftuar se në mesin e të vrarëve janë edhe katër fëmijë. Shpërthimi ka ndodhur sot në vendin Dera Ismail Khan.Agjencia Reuters, duke cituar policinë, raportoi se bomba ishte aktivizuar prej së largu. Pjesëtarët e pakicës shiite në Pakistan po marshonin për të shënuar përvjetorin e vdekjes së Imamit Husein, nip i Profetit Muhamed.Me qëllim që të parandalohen sulmet kundër shiitëve, nga ana e shumicës sunite myslimane të linjës së fortë, autoritetet pakistaneze i kanë pezulluar shërbimet telefonike në shumë qytete, meqë telefonat celulare mund të përdoren për të aktivizuar eksplodime të bombave.