SHBA, ligjvënësit zbusin qëndrimet për buxhetin
Ligjvënësit amerikanë duket se janë pranë arritjes së një marrëveshjeje në negociatat për borxhin, qëllimi i të cilave është gjetja e alternativave për mosngritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve që do të hynë në fuqi automatikisht më 1 janar.Demokratët dhe republikanët duhet të miratojnë masa që nuk do t'i kënaqin mbështetësit e tyre në bazë për të shmangur "katastrofën fiskale" dhe për të ulur deficitin buxhetor prej një trilion dollarësh.Kongresisti republikan Pitër King tha për televizionin NBC se republikanët nuk duhet të mbajë qendrime të ngurta. Edhe senatori demokrat Riçard Dërbin tha se duke hedhur gjithçka në tavolinë, ne mund ta zgjidhim problemi".Disa ligjvënës republikanë thonë se ata janë të gatshëm të lënë mënjanë zotimet e viteve të shkuara se nuk do të votonin kurrë për ngritjen e taksave, por do të punojnë për uljen e deficitit vetëm nëpërmjet shkurtimit të shpenzimeve.Megjithatë mosmarrëveshjet mes dy partive për këtë çështje janë ekzistente. Republikanët thonë se mënyra më e mirë për të shtuar të ardhurat janë kufizimet e zbritjeve nga taksat, në vend që të grihen taksat për të pasurit, siç kërkojnë Presidenti Barak Obama dhe ligjvënësit demokratë.Por qendrimet e ngurta partiake janë zbutur, krahasuar me negociatat për borxhin vitin e kaluar që nuk arritën në marrëveshje, gjë që solli uljen e vlerësimit për kreditin e Shteteve të Bashkuara.Ekonomistët thonë se Shtetet e Bashkuara rezikohen nga një tjetër recesion ekonomik, nëqoftëse nuk arrihet marrëveshje për borxhin, para se të hynë në fuqi automatikisht ngritja e taksave dhe shkurtimi i shpenzimeve më 1 janar të vitit të ardhshëm.