Talibanët hakmerren ndaj qeverisë afgane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2012, 09:10
Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur nga një sulm me bombë në provincën Vardak të Afganistanit.Përgjegjësinë për shpërthimin e kanë marrë talibanët. Zëdhënësi i tyre, Zabihullah Mujahid, ka thënë se sulmi është kryer për t’iu hakmarrë ndaj qeverisë afgane, e cila të mërkurën ka ekzekutuar katër talibanë të burgosur.Burimet zyrtare thonë se shpërthimi i sotëm ka ndodhur në afërsi të një objekti, i cili shërben për trajnime të policisë dhe ushtarëve afganë.