80 mijë euro të fshehura në pelena, ndalohet në aeroport
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2013, 11:25
Në shtetin italian konsiderohej si e papunë, por gjatë kontrollit në aeroportin e Milanos, u zbulua se ajo ishte mjaft e pasur.Një grua 30 vjeçe është ndaluar nga policia pasi në pelenat e fëmijës së saj u gjetën të fshehura plot 80 mijë euro.Gruaja ishte nisur për në Shangai, ndërsa u ndalua nga policia dhe duhet të përgjigjet për fshehje të deklarimit të të ardhurave.