Luftime në Damask, mbi 70 viktima të reja në Siri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2012, 22:59
Një ditë pasi rebelët sirianë kanë akuzuar forcat qeveritare për bombardime vdekjeprurëse në qytetin e rrethuar të Alepos, grupet opozitare thonë se 76 njerëz të tjerë janë vrarë sot në rajone të ndryshme të Sirisë.Shumica e viktimave kanë pësuar në Damask dhe rrethina të tij, raporton Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.Sipas këtij grupi opozitar, lufta civile në Siri ka marrë më shumë se 40,000 jetë – në mesin e tyre edhe 3,133 ushtarë të qeverisë.Protestat e para kundër regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, kanë shpërthyer në mars të vitit 2011. Ushtria dhe policia e Assadit janë përgjigjur me dhunë ndaj protestuesve.