Kolumbi, lirohen pengjet kinezë
Punonjësit e kompanisë së naftës u liruan disa ditë, pasi nisën bisedimet për paqe mes rebelëve dhe qeverisë së Kolumbisë në Kuba.Në fillim të këtij viti, FARC kishte deklaruar se nuk do të rrëmbenin më apo të mbanin të burgosur.Katër kinezët mendohen të kishin qenë të vetmit pengje të huaj nga grupi i rebelëve. Në fillim të kësaj jave, liderët e FARC deklaruan një armëpushim 2-mujorsh.FARC ka luftuar kundër qeverisë për 5 dekada, në një konflikt ku rreth 600 mijë njerëz kanë humbur jetën.Zyrtarë thanë se ata gëzonin shëndet të mirë. Katër individët po punonin për kompaninë britanike të naftës, Emerald Energy, një degë e Sinochem-it kinez, kur u rrëmbyen në mars 2011.FARC, që numëronte 16 mijë anëtarë në 2001, mendohet të ketë tashmë rreth 8000 luftëtarë.