E ëma e Kimit ndahet nga burri, shkak dëshirat femërohet të Bruce

Para disa ditësh mësuam se e ëma e Kim Kardashian, Kris Jenner dhe bashkëshorti i saj, Bruce Jenner vendosën te ndaheshin pas 22 vitesh martesë. Nëse disa kishin supozuar se shkaku kryesor ishte sëmundja e Bruc-it me të cilin ai duhej të përballej, revista Star pohon një tjetër fakt.63 vjeçari mendohet se ka një dëshirë të madhe e cila nuk mund ta lejojë të qëndrojë pranë Jenner. Dhe kjo dëshirë është të shndërrohet ne femër. “Bruce-i ka një anë femërore. Ai dëshiron të zgjasë flokët, të bëjë manikyr e pedikyr si dhe nuk dalë nga shtëpia pa vendosur vathët me diamant. Nga ana tjetër ai është i fiksuar pas heqjes së vetullave.”- thuhet ne revistë.Gjithmonë sipas Star-it, Kris Jenner 57 vjeç ka disa kohë që i ka kuptuar dëshirat femërore të bashkëshortit të saj. Edhe pse kjo nuk përbën asnjë problem për të, dëshiron më tepër te jetojë vetëm.