Dougllas – Jones, rikthehen sëbashku
Lajmi se çifti Dougllas - Jones janë rikthyer sërish sëbashku, është bërë me dije nga vetë ata dhe ka arritur të gëzojë pamasë të gjithë mbështetësit e aktorëve.
Vetëm pak kohë pasi ata deklaruan se më në fund kishin bërë të mundur shpëtimin e martesës së tyre, Catherine u fotografua duke shijuar një ditë nën shoqërinë e nënës së saj Patricia dhe dy fëmijëve që ka me bashkëshortin, aktorin e njohur Michael Douglas.
Ata kaluan një ditë të gjatë nën shoqërinë e njëri tjetrit në New York, por ajo e cila u vu re ishte unaza e martesës së cilën Catherine vazhdonte ta mbante.
Edhe përse ata kanë thënë se nuk kanë ndërmend të ndahen më dhe aq më pak të nisin proçedurat e divorcit, përsëri rikthimin e tyre zyrtar kanë menduar që ta bëjnë në ditën e falenderimeve.
Në intervista të shumta ku ata u pyetën lidhur me rikthimin e tyre të papritur, kanë rrëfyer se pavarësisht gjithçkaje vazhdonin të duheshin.
Dhe gjithashtu theksuan se këtë rikthim nuk e kishin bërë vetëm për hir të dy fëmijëve të tyre , por për të shpëtuar një familje dhe një ndjenjë.
Nga martesa e cila e ka pikënisjen e saj në vitin 2000, ata kanë dhe dy femijë, 13-vjeçarin Dylan dhe 10-vjeçaren Carys.
Të dy fëmijët u fotografuan së bashku me gjyshen dhe nënën e tyre dhe dukeshin se po kalonin momente të paharrueshme.
Njësoj si e bija të cilën u pa ta mbante në krahë për një kohe të gjatë, akorja e famshme Catherine , ishte e veshur pothuajse njësoj si Carys.
Nënë e bijë u fotografuan të veshura me funde dhe bluza me ngjyrë të zezë.