Jessica Simson kthehet në Los Angelos!
Bjondja bukuroshe Jessica Simpson është fotografuar së bashku me të fejuarin e saj në aeroportin e Los Angelos.
Ajo së bashku me Eric janë fejuar 3 vite më parë, dhe nga kjo marrëdhënie ata kanë dhe dy fëmijë, Maxwell dhe Ace. Ky i fundit ka ardhur në jetë në muajin qershor.
Edhe pse jo shumë kohë pas lindjes së saj, ajo e cila është e dukshme janë format e saj. Jessica ka arritur t`i humbë në mënyrë të menjëhershme kilogramët e shtuar, duke u bërë më tërheqëse se kurrë.
Së fundmi çifti i cili janë fotografuar në aeroportin e Los Angelos kanë tërhequr vëmendjen e menjëhershme të gazetarëve dhe fotografëve.
Jessica shfaqej e veshur me të zeza por me një xhaketë krahët e së cilës ishin të theksuara, ndërsa Eric u shfaq me ngjyra të ndërthurura por tërësisht i buzëqeshur.
U vu re se gjatë gjithë rrugës ata e mbanin njëri tjetrin të kapur për krahu dhe kalonin çdo moment duke qeshur.
U bë me dije se Jessica dhe Eric kaluan fundjavën në Newport, ku festuan dasmën e një mikut të tyre.