Të jesh “idiot” mund të ketë anët e veta pozitive

Keni dëgjuar t’ju thonë shpesh se e keni kokën “mbi re”? Kjo ndodh atëherë kur të tjerët vënë re se jeni i paorganizuar, ose i pavëmendshëm dhe i papërqëndruar: thënë ndryshe “idiot”. Nëse mendimi i shumicës është që kjo situatë e individit është diçka jo fort e pëlqyeshme, e cila mund të na prishë punë, disa studiues nuk e bëjnë kaq të madhe, madje arrijnë deri aty sa edhe nxjerrin anët pozitive të kësaj gjendjeje.E pabesueshme, por e vërtetë. Edhe kjo gjendje ka të mirat e saj, jo vetëm kritika dhe anë negative. “E qeshura është mikja ime më e mirë gjatë aventurave”, i rrefen një e shpërqëndruar e pandreqshme, njw studiuese franceze, kur kjo e fundit kryenin studimin e saj mbi këtë kategori njerëzish. Për inertësi, kur mendjen e kemi gjetkë dhe fjalët I themi për tjetër gjë, është më se e natyrshme që të bëjmë gafa pafund. Në fillim janë të tjerët të cilët qeshin me ato që themi, pastaj qeshim edhe vetë. Sipas studiueses franceze, gafat e bëra nga mos pasja e mendjes, tërheqin më shumë për mirë se sa për keq. Asnjëherë njerëzit nuk zemërohen me të “shpërqëndruarin” për gafat e tij. Madje një njeri i tillë, sipas studiueses mund të jetë shpëtimtari it ë gjithëve në një ambjent të caktuar, aq më shumë kur bëhet fjalë për një ambjent të tensionuar.“Nëse një mbledhje apo një takim është shumë serioz, e për pasojë prodhon tension, duke na bërë që të jetojmë moment ankthi gjatë gjithë ngjarjes, një njeri i tillë, i cili për shkakt të shpërqëndrimit të tij mund të nxjerrë nga goja fjalë pa kuptim e të pavënda për situatën, mund të jetë oksigjeni në këtë ngjarje. Ai bëhet pika e shtensionimit për të gjithë të tjerët, edhe pse në fakt, pasojat e shpërqëndrimit të tij, i vuan vetëm ai”, sqaron studiuesja franceze për “anët pozitive” të këtij fenomeni.Është e vështirë ndoshta t’i thoni vetes:”unë jam kështu, me shpërqëndrimet e mia të herë pas herëshme, por ky jam unë”. Nuk është e thjeshtë pasi shpërqëndrimi provokon shpesh situate të pakëndëshme. “Është e vertëtë që në ato moment, ndihesh pak si budalla”, pranon studiuesja, duke cituar ndërkaq në librin e saj, edhe shumë individë me të cilët ajo ka biseduar,Individë të cilët janë pre e kësaj gjendjeje, i kanë pohuar studiuesës se nga të tjerët, ata shihen sinjerëz, të cilët nuk shohin dot përtej hundës së tyre, apo më keq akoma, persona së cilëve nuk mund t’ju zësh dot besë. Në vende të ndryshme pune, ata janë të fundit që punësohen, janë ata të cilët merren më pak në konsideratë dhe kanë mundësi të pakta, përpos faktit që kanë edhe reputacion të keq.Studiuesja franceze thotë se ka ka shumë forma dhe terapi të cilat ndiqen, megjithatë pak herë kanë rezultat. Kjo është një sjellje e fituar, e cila shpesh bëhet në mënyrë të pandërgjegjshme, paradoksialisht me karakteristikat që kanë sjelljet e fituara. Atëherë si duhet vepruar? Pasojat, në fakt, rrallë herë janë dramatike, thjesht ngatërrohen gjërat të cilat më parë kishin një rend tyrin. Studiuesja thotë se njerëzit duhet të kenë më shumë besim tek të papërqëndruarit, pikërisht se janë më fleksibël dhe krijues se të tjerët. Ndër të tjerat dhe ç’është më e rëndësishmja, janë të mësuar me ndryshimet, duke qenë se shpesh kanë të bëjnë me të papritura. Të gjitha këto janë padyshim aftësi, të cilat jo të gjithë kanë fatin t’i kenë, sa do t’ju vlejë përqëndrimi i tyre.