Ben Feldman lidh jetën më martesë

Ata ndajnë një romancë për një kohë vërtetë të gjatë dhe më në fund vendosën që këtë lidhje ta finalizojnë me martesë.Bëhet fjalë për yllin e filmit “Mad Man” dhe aktoren e njohur Michelle Mulitz. Çifti janë martuar gjatë fundjavës së shkuar dhe tani kanë zbuluar disa fotografi nga dasma e tyre. Kjo ceremoni u zhvillua në “Smokey Glen Farm” në Gaithersburg Maryland.Të ftuarit ishin rreth 350 ku bënin pjesë vetëm rrethi i ngushtë shoqëror dhe familjarët e çiftit. Në një intervistë ekskluzive për revistën e famshme “People” , Ben ka pohuar :"Michelle dhe unë ishim shumë të gëzuar ta ndanim këtë ditë të shënuar për ne , me miqtë e ngushtë dhe familjarët në fermën që përzgjodhëm për ta festuar."Ben gjithashtu ka shpjeguar se të gjithë të ftuarit kaluan momente të këndëshme duke kërcyer dhe duke ngrënë ushqimet e pregatitura. Por ndryshe nga dasmat tradicionale ata preferuan që pjesën më të madhe të kohës ta kalonin jo nën shoqërinë e një muzike të zhurmshme, por të tingujve te qetë që të dhuron violina.Në foton e shkrepur, Ben shfaqet me një kostum serioz, këmishë dhe papion, ndërsa Michelle duket magjepsëse me fustanin e saj të bardhë dhe flokët e rregulluara në mënyrë të thjeshtë por të rregullt.Aktori gjithashtu nuk ka harruar të përmendi edhe çastin kur u lajmërua për nominimin e tij për çmimin “Emmy”. 33 vjecari ka pohuar se gjithëçka ndodhi në mënyrë të papritur dhe për të ishte surprizë deri në momentin e fundit. Gjatë gdhirjes së një dite, ylli i shumë filmave rrëfen se i telefonuan për t`a lajmëruar për këtë nominim pikërisht në orën 5 e 30 të mëngjesit. E më pas nis të përshkruaj me humor dhe të qeshura diskutimin e tij dhe të të dashurës së tij, për zgjimin në atë orar, përpara se ai t`i jepte lajmin e gëzueshëm.