Ja 10 personat më të pasur se qeveria e SHBA-ve

Gazeta britanike "Huffington Post" ka publikuar një listë të 10 amerikanëve që janë më të pasur se sa qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kriza politike që ka goditur SHBA-në, ka bërë që qeveria të ketë një kapital prej 30 miliardë dollarësh.Këtë gjë e pohon Sekretari i Thesarit, Jack Lew, i cili paralajmëoi se Amerikës i kanë ngelur 30 miliardë dollarë për të paguar faturat e borxheve.Në një letër, Sekretari i Thesarit shkruante: "Thesari do të ketë rreth 30 miliardë dollarë për të përmbushur angazhimet e vendit tonë. Kjo i bën shumë biznesmenë që të jenë më të pasur se sa kapitali i mbetur i qeverisë së tyre".Bill Gates - Microsoft - 72 miliardë dollarëWarren Buffet - Berkshire Hathaway - 58,2 miliardëLarry Ellison - Oracle - 41 miliardëCharles Koch - Koch Industries - 36 miliardëChristy Walton - Wal-Mart - 35.4 miliardë (gruaja më e pasur në botë)Jim (33,8 miliardë), Alice (33,5 miliardë) dhe S.Robson Walto (33,3 miliardë)Michael Bloomberg - Media - 31 miliardë (Kryetar i Bashkisë së New York)