Heidi Klum dhe Seal, puthje pasionante

Ajo është një ndër femrat më të bukura, tërheqëse, joshëse dhe magjepsëse të pasarelave dhe më në fund ka arritur të bashkohet me bashkëshortin e saj.Bëhet fjalë për supermodelen Heidi Klum, e cila u pa të ndante një puthje pasionante me bashkëshortin e saj Seal.Fillimisht çifti janë fejuar në muajin dhjetor të vitit 2004 dhe më pas lidhën jetët me martesë në bregdetin meksikan në 2005.Por muaji janar i vitit të kaluar ishte ai i cili shënoi dhe përfundimin e martesës së tyre 7-vjeçare.Thashetheme të shumta u përhapën dhe për këtë arsye çifti nisi të jepte deklaratat e tij për të zbardhur të vërtetën dhe për të shpjeguar shkaqet e ndarjes.Ajo e cila shokoi në mënyrë të menjëhershme fansat e supermodeles gjermane ishte një rrëfim i Seal, ku ai thoshte:"Gjithçka mes meje dhe Heidit përfundoi pasi ajo nuk i qëndroi besnike martesës tonë."Sipas tij, bjondja e cila është nëna e 3 fëmijëve e kishte tradhëtuar me truprojën e quajtur Martin Kristen.Por Heidi në mënyrë të menjëhershme i mohoi këto deklarata duke pohuar shpesh se asgjë nga këto fjalë të thëna nuk ishte e vërtetë.Dhe së fundmi çifti u fotografua duke ndarë një puthje si kurrë më parë.Ata ishin duke festuar ditëlindjen e katërt të vajzës së tyre të quajtur Lou.Krahas saj, ata kanë dhe dy djem të tjerë më të mëdhenj në moshë, Henry Gunther Ademola Dashto Samuel dhe Johan Riley Fyodor Taiwo Samuel .