Lauren Goodger: Së shpejti do të kem trupin e një modeleje!
Lauren Goodger duket se përsëri vazhdon të mos jetë e kënaqur me peshën dhe format e saj trupore.
Së fundmi ajo është fotografuar me të dashurin e saj, Jake në Tenerife.
Çifti u pa të shijonin si të fundit çdo minutë që po kalonin nën shoqërinë e njëri tjetrit.
Lauren u pa e veshur me një palë bikini ngjyrë blu, ku ajo e cila binte në sy ishin kilogramët e tepërt sidomos në zonën rreth barkut.
Ndërsa Jake u fotografua me një palë pantallona plazhi të shkurtra, ku ai i cili menjëherë të tërheqë vëmendjen, është krahu i tij i majtë i mbuluar nga tatuazhet.
Në njërën foto ata shfaqen duke luajtur me njëri tjetrin, ndërsa në tjetrën duke ecur të kapur përdore.
Në fotografinë ku 27-vjeçarja shfaqet e shtrirë së bashku me të dashurin 23-vjeçar, duket se është në një periudhë shplodhje pas një dite të gjatë në bregdet.
Së fundmi, Lauren ka lajmëruar 1 milion ndjekësit e saj në rrjetin social twitter se përpara krishtlindjeve trupi i saj do të jetë i njëjtë me atë të shumë modeleve të Victoria`s Secret.
Ajo ka nisur një dietë strikte e cila zgjat përreth 2 muaj si dhe stërvitje me trajneren e saj personale, Laura Williams.